Gjermania shënon numër të lartë të viktimave të Covid-19

  • E.K /
  • 14 janar 2021 - 10:57
Gjermania shënon numër të lartë të viktimave të Covid-19

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 25.164 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në mbi 1 milion e 978 mijë, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 1.244 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 43.881.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Qeveria gjermane ka vendosur që masat kufizuese të mbeten në fuqi së paku deri në fund të janarit, por kancelarja Merkel ka paralajmëruar se kufizimet mund të mos hiqen deri në fillim të prillit.

(Kosova Sot Online)