Lexoni edhe:
Blerim Latifi: Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik
Vetëm një ditë më parë nisi procesin e vaksinimit, por Indonezia ka një strategji ndryshe për personat të cilët do të vaksinohen të parët.
Përveçse nisi me më të rinjtë dhe jo të moshuarit, autoritetet në Indonezi po vaksinojnë dhe influencuesit e rrjeteve sociale përkrah mjekëve dhe infermierëve.
Blerim Latifi: Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolikLexoni edhe:
Kjo gjë u vu re që në ditën e parë, kur përkrah presidentit Joko Widodo që u vaksinua ishin dhe një grup i madh personash të njohur të rrjeteve sociale. Ai që binte në sy ishte dhe Raffi Ahmad, një yll i televizionit që ka rreth 50 mijë ndjekës në Instagram.
“Lëvduar qoftë Allahu për vaksinën. Mos kinë frikë prej tyre”, shkroi personazhi i njohur në videon e tij të postuar në rrjetet sociale ku shfaqej ndërsa bënte vaksinën.
Sipas një zyrtari të lartë të shëndetësisë, vendimi për të përfshirë VIP-at e rrjeteve së bashku me pothuajse 1.5 milionë punonjësit e kujdesit shëndetësor në raundin e parë të vaksinimit ishte një strategji e qëllimshme komunikimi e qeverisë./A2CNN
(Kosova Sot Online)