Albin Kurti nuk tregon se çfarë numri do ta ketë Vjosa Osmani në listën zgjedhore

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 14:22
Albin Kurti nuk tregon se çfarë numri do ta ketë Vjosa Osmani në listën zgjedhore

Kryetari i LVV-së Albin Kurti, nuk ka treguar se cilin numër do ta mbajë Vjosa Osmani në listën e përbashkët zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët, ai tha “Do të garojmë bashkë që të fitojmë bashkë dhe jam i bindur që do të fitojmë bashkë, në zgjedhjet që janë referendum”, tha ai.

“Në kosovë nuk ka më zgjedhje, ka referendum. Më 14 shkurt nuk është më situatë e vjetër, po datë ku qytetarët bashkohenmasivisht për një zgjidhje”, shtoi ai ndër të tjera.

Ndryshe, kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

(Kosova Sot Online)