Edhe 441 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 15:22
Edhe 441 persona shërohen nga  koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 4 persona si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 279 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar edhe 441  persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.

Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)