Haradinaj bashkë në zgjedhje me PSDHK-në e Zef Morinës

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 15:53
Haradinaj bashkë në zgjedhje me PSDHK-në e Zef Morinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka njoftuar se me PSHDK’në do të bashkëpunojmë si partnerë të barabartë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik. Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradiinaj në një postim në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)