Gazetarja kosovare që kishte bërë intervistë me Joe Biden në vitin 2001

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 17:40
Gazetarja kosovare që kishte bërë intervistë me Joe Biden në vitin 2001

Gazetarja Evliana Berani ka publikuar fotografi nga momenti i intervistimit të presidentit amerikan Joe Biden, atëkohë senator.

Berani ka treguar se intervista e Biden është dhënë në vitin 2001.

Fotografitë i ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, në nëntor të vitit që lam pas ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kështu 77 vjeçari u zgjodh jo vetëm presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara, por edhe presidenti më i moshuar në historinë e vendit.

Joe Biden është shprehur se do të jetë “një president për të gjithë amerikanët”.

(Kosova Sot Online)