Aksidenti në rrugën e Kombit, dyshohet për katër viktima dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 19:11
Aksidenti në rrugën e Kombit, dyshohet për katër viktima dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe një fëmijë është plagosur rëndë.Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktimat janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova, ndërsa nga aksidenti ka mbetur dhe një fëmijë i plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy automjete, një Citroen dhe një kamion, janë përplasur me njëri-tjetrin.

“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)