
Lexoni edhe:
Gashi: LDK-ja, Albin Kurtit do t'ia bëj '8 me 2' në proces zgjedhor
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka komentuar refuzimin e liderit të VV-së për përballje në debate televizive.
Lexoni statusin e plotë:
E ftova z. Kurti të dalim të përballemi në debat publik për t’i krahasuar idetë dhe platformat e dy partive tona për qytetarët, për t’u dhënë atyre një pasqyrë të qartë për ofertat në këto zgjedhje. Mirëpo, ai refuzoi. E duke refuzuar, dëshmoi se atij nuk i interesojnë nevojat e qytetarëve, por pushteti absolut mbi ta.
Gashi: LDK-ja, Albin Kurtit do t'ia bëj '8 me 2' në proces zgjedhor
Lexoni edhe:
Për shumë vite, Kosova ka pasur nevojë për debat mes kandidatëve për kryeministër. Debat që do t’i shfaqte qartë dhe mirë para qytetarëve platformat zgjedhore dhe do ta konsolidonte e forconte demokracinë tonë të re.
Albin Kurti, duke refuzuar të dalë të përballet në një debat publik para qytetarëve, ka treguar se ai nuk e respekton qytetarin e Kosovës. Kurti e di mirë, që poezitë e tij dhe frazat dogmatike janë të zbehta kundrejt një platforme konkrete që e ka në qendër qytetarin, siç është platforma për Rimëkëmbje e Partisë Demokratike të Kosovës. Prandaj, as nuk guxon të dalë e të matet me ide konkrete para qytetarëve.
Sjellja e sotme e Kurtit, është sjellje arrogante dhe injoruese jo ndaj meje, por ndaj qytetarëve. Unë besoj fuqishëm që qytetarët e Kosovës do t’ia tregojnë vendin secilit që mendon që mund ta anashkalojë vullnetin e tyre. Në Kosovë mund të qeverisin vetëm ata që e dëgjojnë qytetarin, e shohin qytetarin, dhe i qëndrojnë pranë qytetarit pa arsyetime, pa ankesa dhe pa marrë parasysh rrethanat. Këtë për vite me radhë e ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është tradita jonë si parti dhe këtë traditë do ta vazhdojmë edhe më 14 shkurt me mua si kryeministër dhe platformën tonë për Rimëkëmbje.
(Kosova Sot Online)