Molliqaj: Kurti si Thaçi, po përfundon tek Rugova kur dëshiron të marr pushtetin

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 22:04
Molliqaj: Kurti si Thaçi, po përfundon tek Rugova kur dëshiron të marr pushtetin

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka krahasuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Molliqaj tha se Albin Kurti po përfundon tek Rugova sikurse Hashimi, kur po dëshiron pushtetin.

“Vjosa Osmani është kundërshtare e Hashim Thaçit, por nga një prespektivë tjetër. Vjosa është e djathtë sikurse Hashimi. Edhe Albini, sikurse Hashimi, po përfundon tek Rugova, kur dëshiron të marr pushtetin. Nëse e patë edhe ju sot, fotografia e Rugovës prapa”, u shprehë Molliqaj.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Përmes një konference Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)