Policia i gjen revole e thikë në veturë, shoqërohet në stacion 26-vjeçari në Prishtinë

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 22:11
Policia i gjen revole e thikë në veturë, shoqërohet në stacion 26-vjeçari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një 26-vjeçar, pasi në veturën e tij gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një revole, karikatorin me 12 fishekë dhe një thikë.

Policia kanë ndaluar veturë me targa të Kosovës, dhe pas një kontrolli që i është bërë  personit dhe veturës, ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një (1) revole të tipit EKOL Jackal Dual Commpact, karikatori me dymbëdhjetë (12) fishekë si dhe një (1) thikë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“I dyshuari, P.M. mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, tha Ahmeti.


(Kosova Sot Online)