Molliqaj: Kurti do ta shkatërrojë Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 22:13
Molliqaj: Kurti do ta shkatërrojë Vjosa Osmanin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar marrëveshjen mes VV-së dhe Vjosa Osmanit për shkrirje në një listë.

Molliqaj ka thënë se Kurti po e përdorë Vjosa Osmanin dhe do ta shkatërrojë iniciativën e saj.

“Unë nuk e di por Albini po don me përdor. Si Hashim Thaçi, që i ka shkatërruar krejt partitë me të cilat ka bashkëqevrisur. Edhe Albi po vepron me të njëjtën logjikë.

Kjo është për ta shkatërruar iniciativën e Vjosa Osmanit. Do të jetë satelit i Albin Kurtit. Por do ta dëmtojë me gjasë LDK dhe do ta forcojë Kurtin”, ka thënë ai.

Molliqaj thotë se nuk ka pasur as edhe një fjalë në marrëveshjen e tyre për luftën e UÇK’së, ndërkohë që krerët e saj po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.

“Zotimet kundër UÇK-së dhe kundër historisë tonë. Zotimet e nënshkruara sot në mes të Kurtit dhe Osmanit nuk janë asgjë më shumë se zotime për ndarje të pushtetit: njëri kryeministër, tjetra presidente. As edhe një fjalë në këtë marrëveshje për luftën tonë çlirimtare apo për historinë e vendit tonë. Në kohën kur çlirimtarët tanë po përndjeken padrejtësisht nga Gjykata Speciale, Kurti-Osmani nuk e përmendin as edhe njëherë UÇK-në në marrëveshjen e tyre. Përkundrazi, shpërfaqin indiferencë të skajshme, thuajse kjo çështje nuk meriton as të përmendet fare”, tha ai.


(Kosova Sot Online)