Kushdo që e sheh këtë person lajmëroni menjëherë policinë

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 09:50
Kushdo që e sheh këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”. Bëhet fjalë për Leutrim Tafilajn nga fshati Siqevë i Klinës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit në kërkim me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)