Albin Kurti nga Reçaku: Erdhëm t’i takojmë familjarët e viktimave, dimri i 1999-tës ishte më i ftohtë se ky sivjet

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 10:07
Albin Kurti nga Reçaku: Erdhëm t’i takojmë familjarët e viktimave, dimri i 1999-tës ishte më i ftohtë se ky sivjet

Në 22 vjetorin e masakrës së Reçakut, kreu i LVV-së, Albin Kurti ka bërë homazhe në Reçak së bashku m e u.d e presidentit, Vjosa Osmanin

Pas homazheve, Kurti është deklaruar para mediave.

“Dimri i janarit 1999 ka qenë shumë më i ftohtë se ky që e kemi sivjet, kjo ngjarje e pat tmerruar gjithë Kosovën e popullin shqiptar po edhe i pat ndërgjegjësuar kancelaritë më të fuqishme botërore. Pas këtij akti gjenocidial nuk vonoi shumë dhe avionët e NATO-s filluan bombardimet”, ka thënë ai.

Ai tha se familjarët e të vrarëve janë viktima të një drejtësie të mohuar.

“Me pikëllim dhe me dhembje erdhëm që të takojmë edhe familjarët e të vrarëve ne masakrën e Reçakut, edhe këta janë viktima sepse një drejtësi e mohuar është një drejtësi e vazhdueshme.

Jo vetëm urdhërdhënësit edhe ekzekutorët dihen me emra shumë raste jo vetëm në masakrën e Reçakut dhe është detyrë që të ndiqen e të dënohen ata. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme përderisa nuk ka drejtësi që sjell rehabilitim për viktimat e dënim për kriminelët”, tha ai.

“Përkulemi para humbjes dhe sakrificës së këtyre njerëzve dhe lavdia është e tyre e kujtimi i përjetshëm është i yni”, ka shtuar Kurti.

(Kosova Sot Online)