Ramush Haradinaj: Liria ka emër, e ka Prekazin dhe Reçakun

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 10:16
Ramush Haradinaj: Liria ka emër, e ka Prekazin dhe Reçakun

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Reçak, për nder të 22-vjetorit të masakrës në këtë fshat të komunës së Shtimes.

Haradinaj është takuar me familjarë të të masakruarve në Reçak, teksa nga atje tha se të rënët në masakrën e Reçakut e të Prekazit janë në themel të lirisë së Kosovës.

“Për të gjithë familjarët e të rënëve në Reçak dhe për të gjithë familjarët e të gjithëve që kanë rënë për liri gjatë të gjitha kohërave, e vërtetë që liria ka emër, e ka Prekazin e ka Reçakun, i ka varret dhe vuajtjen e dhimbjet e gjithë atyre që më të dashurit i kanë në themel të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)