Lexoni edhe:
Ganimete Musliu ironizon me Vjosa Osmanin, e quan “Mimoza llastica”
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Reçakut.
Kosnett ka shkruar në Twitter se qëndrojnë me Kosovën në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut duke rikonfirmuar angazhimin për të siguruar drejtësi.
Ganimete Musliu ironizon me Vjosa Osmanin, e quan “Mimoza llastica” Lexoni edhe:
“Sot ne qëndrojmë me Kosovën duke nderuar përkujtimin për viktimat e Masakrës së Reçakut dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe lehtësim për familjet e tyre dhe të dashurit”, ka shkruar Kosnett.
Sot është përvjetori i 22-të i Masakrës së Reçakut, kur forcat policore dhe paramilitare serbe më 15 janar 1999 kryen një nga masakrat më të mëdha në Kosovë duke vrarë dhe masakruar 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunë së Shtimes.
Kjo masakër bëri që ish-ambasadori i OSBE’së Wlliam Walker të alarmojë botën për dhunën e shtetit serb ndaj civilivë shqiptarë në Kosovë.
Masakra e Reçakut ishte alarm për perëndimin dhe NATO’n e që pas dy muajsh aleanca ushtarake perëndimore filloi fushatën e bombardimeve ndaj caqeve serbe në Kosovë të cilat zgjatën 78 ditë.
Today we stand with #Kosovo in honoring the memory of the #Recak Massacre victims and reaffirm our commitment to ensuring justice and closure for their families and loved ones.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) January 15, 2021
(Kosova Sot Online)