Armend Zemaj në konferencë, pritet ndryshimi i masave

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 11:00
Armend Zemaj në konferencë, pritet ndryshimi i masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, ndërsa dje media ka raportuar ekskluzivisht për masat e reja që priten të hyjnë në fuqi nga vikendi.

 “Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemajë, sot  (15.01.2021) do të mbaj konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve.

Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.

Siç merr vesh  media nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, do të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.

Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

(Kosova Sot Online)