Fotografi zbulon një liqen që i përngjan pemës

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 11:36
Fotografi zbulon një liqen që i përngjan pemës

Fotografitë e marra me dron po bëjnë xhiron e botës për shkak të një pamjeje mahnitëse , duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave të mëdha si BBC.

Këtë javë, Khan Rashid Khan shpërndau në Facebook një fotografi, e kapur nga qielli, të një liqeni në Australi që i ngjan një peme, duke e krahasuar atë me “pemën e jetës”.

“Pema e Jetës u krijua natyrshëm pas disa ditëve të stuhishme në Luginën Clarence, NSW, Australi,” shkroi ai. “Uji ishte përzier nga vajrat e pemëve të çajit, prandaj ngjyra e kaftë  dhe uji shtesë që rrjedh nga liqeni ka krijuar këtë copë mahnitëse ‘’Master”.

‘’Unë mbeta i shokuar kur e shikova kamerën time, ishte një pamje mbresëlënëse’’, shtoi ai.

Megjithëse imazhi nuk duket i vërtetë, është një fotografi e vërtetë Liqenit Cakora në Uellsin e Ri Jugor, Australi,

(Kosova Sot Online)