Lexoni edhe:
Raporti 24 orësh: 7 të vdekur dhe 296 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka debatuar me anëtarët tjerë të këtij institucioni lidhur me hapjen e një aplikacionit të rremë në internet, i cili paraqitej si platformë për t’u regjistruar diaspora.
Kurteshi e ka mbrojtur aplikacionin, – të cilin e ka denoncuar KQZ’ja – duke thënë se vetë e ka plotësuar këtë formular e në të cilin nuk është kërkuar asnjë e dhënë sensitive.
Raporti 24 orësh: 7 të vdekur dhe 296 raste të reja me koronavirus në Kosovë Lexoni edhe:
“Unë e kam plotësuar vet atë formular. Nuk kërkojnë numër personal. Nuk kërkojnë datëlindje. Nuk e kërkojnë as emrin e prindit. Nuk kërkojnë asnjë donacion. Unë e kam plotësuar dhe më është kthyer edhe thotë këtu e ki formularin të cilin e nënshkruan vet. Ata thonë për formular i gjeni këtu dhe i gjeni edhe të dhënat e tjera. Nuk është kërkuar asnjë e dhënë sensitive. Nuk kërkojnë të dhëna. Nëse doni me provu ne e qesim këtu dhe e shihni se çfarë është puna”, ka thënë më tutje ai.
Në ndërkohë kryetarja e KQZ’së, tha se organet kompetente janë duke e hetuar këtë rast.
“Ne nuk jemi duke e diskutuar këtë çështje. Janë organet kompetente që e hetojnë. Për çdo ndërhyrje janë njoftuar organet kompetente dhe s’je ti ai që vendos e as unë”, ka thënë më tutje Daka.
Madje Kurteshi iu ankua edhe për ndërprerjen e fjalës nga Daka duke i thënë që ajo nuk e njeh ligjin edhe pse është gjyqtare.
Kurteshi pati përplasje edhe me përfaqësuesin e LDK’së bë KQZ. Ai tha se lajmi kinse aplikacioni kërkon donacione është gënjeshtër e partive të kriminalizuara.
“Kjo është gënjeshtër e partive të kriminalizuara”, i tha Kurteshi, anëtarit të VV’së.
I menjëhershëm ishte reagimi i Sami Hamitit të LDK’së.
“Gënjeshtari më i madh je ti, ti i pari je rrenc dhe gënjeshtar, se je msu me çu zanin”, ka thënë Hamiti.
(Kosova Sot Online)