Kurti prezanton prurjen e re në listën për deputet

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 15:42
Kurti prezanton prurjen e re në listën për deputet

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka njoftuar se kryetari i demokristianëve të rinjë të Kosovës Aron Thaqi do të jetë në listën e Vetëvendosjes për deputet.

Kurti është takuar me Thaqin dhe me kryetarin e subjektit të demokristianëve të Kosovës.

“Arioni është kryetar i demokristianëve të rinjë të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)