Ambasadori gjerman kërkon drejtësi për Ivanoviqin

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 16:30
Ambasadori gjerman kërkon drejtësi për Ivanoviqin

Tre vjet më parë, më 16 janar të vitit 2018, autorë të panjohur qëlluan me gjashtë plumba në trupin e liderit të partisë opozitare serbe të Kosovës, Oliver Ivanoviq, para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Mjerisht, pa drejtësi akoma 3 vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. Nuk duhet të këtë mosndëshkim!”, ka shkruar ai në Twitter.

Megjithatë, tre vjet pas vdekjes së Ivanoviqit, çështja është larg zgjidhjes. Autoritetet kosovare kanë ngrit aktakuzë ndaj gjashtë personave, të gjithë të nacionaliteti serbë.

Të dyshuarit kryesorë në këtë rast, të cilët aktakuza pretendon se drejtonin një grup të organizuar kriminal që ishte përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqit, janë dy biznesmenë serbë polemikë të cilët prej kohësh janë dyshuar për aktivitete kriminale nga shërbimet e sigurisë së Serbisë – Milan Radoiciq dhe Zvonko Veselinoviq.

(Kosova Sot Online)