A e kishte kërkuar AKI-ja largimin e Fadil Syleviqit nga Policia e Kosovës?

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 16:36
A e kishte kërkuar AKI-ja largimin e Fadil Syleviqit nga Policia e Kosovës?

Zyrtari i Policisë nuk e kishte kaluar verifikimin e AKI-së, pasi që Policia e Kosovës po verifikohej nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Ish agjenti i MUP-it serb është i papërshtatshëm për të punuar në Policinë e Kosovës,kishin thënë disa burime brenda AKI-së.

Madje pritej që të largohej nga posti i tij si hetues në sektorin e antiterrorizmit.

Syleviqi ishte larguar disa herë nga Policia e Kosovës. Por, ishte kthyer në detyrë me ndihmën e ndërkombëtareve.

(Kosova Sot Online)