Ramiz Lladrovci kishte akuzuar policin e Kosovës Fadil Syleviq për likuidimin e atdhetarit Hafir Shala

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 16:46
Ramiz Lladrovci kishte akuzuar policin e Kosovës Fadil Syleviq për likuidimin e atdhetarit Hafir Shala

Ish-Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci dhe tani kryetar i komunes së Drenasit kishte drejtuar akuza të bazuara kundër  Fadil Syleviqit, ish-polic i UDB-së, zyrtar në Policinë e Kosovës. Ai, në prill të vitit 1998 e ka vrarë atdhetarin, Hafir Shala, vrasje e cila nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kidnapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të Sllobodan Millosheviqit. Në postimin e tij për këtë rast, Ramiz Lladrovci kishte shkruar:

Dje, më 12 mars ndërroi jete znj. Shehide Shala, nëna e patriotit, atedhetarit, ish-te burgosurit politik, dhe humanistit të madh, Dr. Hafir Shalës, si dhe gjyshe e luftëtares së UÇK-së, dëshmores se kombit, Luljeta Jahir Shalës. Ajo, për së gjalli nuk i gjeti kurrë eshtrat e të birit, Dr. Hafir Shala, i kidnapuar ne prillin e vitit 1998 nga UDB-shi Fadil Syleviqi dhe i mbytur me dhunë në zyrat e hetuesisë serbe, në Prishtinë. Dr. Hafirit, më pas, ia zhdukën edhe trupin e tij, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë, ndërsa rasti  nuk u hetua nga drejtësia vendore e as nga ajo ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)