Cila ishte e kaluara në polici e Fadil Syleviqit ish-pjestarit të MUP-it sërbë

  • G.G /
  • 15 January 2021 - 16:55
Cila ishte e kaluara në polici e Fadil Syleviqit ish-pjestarit të MUP-it sërbë

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës Fadil Syleviqi, dyshohet se është gjendur i vdekur në Liqenin e Badovcit.

Telegrafi ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Emri i Syleviqit, është përmendur edhe nga i dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, i cili më parë kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Mehmeti akuzoi Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre kriminal ishte duke funksionuar.

“Polici Fadil Syleviqi është i përshirë në shumë vrasje”, kishte thënë shkurt Mehmeti, duke mos treguar specifikisht në cilat.

(Kosova Sot Online)