Dalin pamje nga vendi ku u gjetë i vdekur Fadil Syleviqi

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 17:40
Dalin pamje nga vendi ku u gjetë i vdekur Fadil Syleviqi

Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është  i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Në media janë publikuar edhe disa fotografi nga vendi ku është gjetur i vdekur Syleviqi.

(Kosova Sot Online)