FBI zbulon qëllimin e mbështetësve të Trumpit në Kapitol

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 19:06
FBI zbulon qëllimin e mbështetësve të Trumpit në Kapitol

Prokurorët amerikanë besojnë se mbështetësit e presidentit Donald Trump synonin të “kapnin dhe të vrisnin ligjvënësit” gjatë sulmit të tyre ndaj Kongresit javën e kaluar.

Dokumentet e depozituara në gjykatë nga Departamenti i Drejtësisë, tregojnë se prokurorët kërkuan arrestimin e Jacob Chansley nga Arizona, teoricien konspiracionit i QAnon.

“Prova të besueshme, përfshirë edhe vetë fjalët e Chansleyit, tregojnë se qëllimin e kryengritësve brenda selisë së Kongresit për të kapur dhe vrarë zyrtarët e zgjedhur,” thuhet në parashtrimin e prokurorëve.

33-vjeçari Chansley, la një shënim për nënpresidentin Pence në Dhomën e Seantit ku shkruhej: “është vetëm çështje kohe dhe drejtësia do të vijë.”

Dokumente e dërguara në gjykatë japin një pamje më të qartë për hetimin e FBI’së gjatë kaosit në qendër të demokracisë amerikane, që la pesë vetë të vdekur, përfshirë një oficer policie. Në lidhje me të akuzuarin kryesor Chansley, prokurorët thanë se ai është përdorues i rregullt i drogave dhe mund të ketë probleme mendore, transmeton oranews.

Në anën tjetër, platformat e mediave sociale po bllokojnë përdoruesit që kanë përhapur teorinë e konspiracionit se presidenti Trump po lufton në mënyrë sekrete kundër një kulti pedofilësh satanistë.

Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur Biden më 20 janar, Uashingtoni është izoluar ndërsa janë dislokuar mbi 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare.

(Kosova Sot Online)