Analisti serb: Lajçak po e luan Kurtin, nuk po e kupton dinamikën e Kosovës e SHBA’së

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 19:51
Analisti serb: Lajçak po e luan Kurtin, nuk po e kupton dinamikën e Kosovës e SHBA’së

Deklarata e Miroslav Lajcak, se marrëveshja e Uashingtonit nuk është detyruese, është për t’u habitur, vlerëson analisti Dusan Janjiç, i cili beson se i dërguari special i BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dëshiron të vazhdojë praktikën e Federica Mogherini për të mos bërë asgjë.

Janjiç gjen një bazë për vërejtje në një tjetër deklaratë të Lajçak – se nuk do të ketë dialog derisa të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë dhe derisa Kosova të marrë një qeveri të fortë.

“Unë nuk e di se a e di ai rezultatin e zgjedhjeve? Kam frikë se ai është përsëri gabim. Lajçak po e luan  (Albin) Kurtin dhe nuk po e kupton dinamikën e Kosovës ose Amerikës”, tha Janjic për Tanjug, duke theksuar justifikimet e vazhdueshme në lidhje me zgjedhjet dhe duke kujtuar praktikën dhe rezultatin e Mogherinit.

Ai, tutje, e vlerëson marrëveshjen e Uashingtonit si obligative për dy shtetet respektive.

(Kosova Sot Online)