Deri të vendosen votat në kuti, nuk e dimë kush fiton!

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 21:41
Deri të vendosen votat në kuti, nuk e dimë kush fiton!

Profesori Bernard Nikaj thotë se sondazhet nuk janë të sakta dhe fituesi i vërtetë kuptohet vetëm në ditën e zgjedhjeve.

“Të gjitha partitë provojnë që të krijojnë një epërsi morale, një epërsi të bindjes, një epërsi të percepsionit sepse realisht derisa të vendosen votat në kuti ne nuk e dijmë se kush do të fitojë’, thotë Nikaj.

“Sondazhet në disa prej zgjedhjeve të fundit kanë qenë relativisht gabim sa i përket sasisë ose të fitores ose të humbjes prandaj mund të jetë që sondazhet të mos jenë aq të sigurta por ajo që mund të themi tani është se një trend është duke u ndërtuar, sa do të jetë ai dallim te trendi kjo mbetet për tu parë”, thotë Nikaj.

‘Sa herë është ndërruar pushteti, fituesi i zgjedhjeve në Kosovë është ndërruar për shkak të votës kundër dhe jo për shkak të votës për”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)