Pse Kosova mbeti pa viza? I kujt është faji?

  • A.P /
  • 15 janar 2021 - 22:43
Pse Kosova mbeti pa viza? I kujt është faji?

Bernard Nikaj thotë se Kosova humbi ‘trenin’ për liberalizim të vizave kur nuk votoi demarkacionin me Malin e Zi.

“Mangësia e LDK’së për të komunikuar të vërtetën e vetë na ka lënë neve pa viza. Të arrinte LDK’ja me i komunikuar demarkacionin edhe me e kaluar demarkacionin përtej një narrative kot’, tha Nikaj.

“E gjithë bota nuk ndalet me prit dhe të thotë: Hajde ne tash po presim, kaloni ju demarkacionin dhe kur ta kaloni ne merremi sërish me ju. Realiteti ka qenë shumë i qartë. Ne kemi qenë në pako me Gjeorgjinë, me Ukrainën dhe me Turqinë. Gjeorgjisë dhe Ukrainës iu ka dhënë drita e gjelbër dhe neve na u ka dhënë drita e gjelbër me kushtin e dy kritereve që të plotësohen. Kjo ka qemë më 2016. Dhe në fillim të vitit 2017 na është thënë qartë që mos bini nga pakoja me Gjeorgjinë dhe me Ukrainën sepse në momentin kur bini nga pakoja është zor me ju shty vetë’, tha Nikaj.

“Ne kemi mbetë kur ato të dyja kanë proceduar”, tha Nikaj.

“Tani është e vërtetë që ne kemi plotësuar kriteret por situata në Bashkimin Europian ka ndryshuar. Kjo do të duhej të jetë një mësim i madh për ne. Bota nuk ndalet të na pres që ne t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona”, theksoi Nikaj.

(Kosova Sot Online)