Nisma: Ne u besojmë mbështetësve tanë më shumë sesa sondazheve

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 23:50
Nisma: Ne u besojmë mbështetësve tanë më shumë sesa sondazheve

Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me sondazhin që ka qarkulluar sonte në media, duke thënë se, NISMA u beson votuesve që e kanë votuar në tre palë zgjedhje parlamentare dhe votuesve të rinj më shumë sesa sondazheve.

“Rezultati i zgjedhjeve vendoset nga votuesit ditën e zgjedhjeve dhe nga askush tjetër”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Ne e dimë që vullneti i qytetarëve është i ndryshëm dhe më i fortë se që duan kundërshtarët tanë, thuhet tutje në reagimin e Nismës.

Ne u besojmë mbështësve tanë dhe i nxisim të gjithë që sa më shumë të votojnë për NISMËN Socialdemokrate ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar kjo parti në faqen e saj zyrtare në Facebook.


(Kosova Sot Online)