Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 10:41
 Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

Një tërmet me fuqi prej 5.5 shkallësh të Rihterit ka ndodhur në provincën Hormozgan të Iranit, bënë të ditur zyrtarët e këtij shteti të shtunën.

Tërmeti ndodhi rreth orës 1 pas mesnatës dhe epiqendra e tij ishte në thellësi prej 19 kilometrash nën tokë, në distriktin Bandar Lengeh, njoftoi Qendra Sizmike e Universitetit të Teheranit.

Autoritetet ende nuk kanë raportuar për pasoja në njerëz pas kësaj dridhjeje, shkruan Anadolu

Irani shtrihet në njërën prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmik në botë dhe goditet shpesh nga tërmetet. Në të kaluarën, shumë tërmete kanë qenë vdekjeprurëse dhe kanë shkaktuar shumë dëme në republikën islamike.

Në nëntor të vitit 2017, 630 persona vdiqën nga një tërmet i fuqishëm prej 7.3 shkallësh që e goditi provincën e Korasanit Verior.

(Kosova Sot Online)