Një burrë bën vetëvrasje, nipi e raporton në Policinë e Kosovës

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 11:38
Një burrë bën vetëvrasje, nipi e raporton në Policinë e Kosovës

Një person ka raportuar në polici se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.

Viktima ka kryer vetëvrasje dje në Nobobërdë rreth orës 20:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Lagjja Tanki Zabel, Novobërdë 15.01.2021 – 20:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që hetimet të vazhdojnë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)