Vetëvendosje aplikon për certifikim, Besnik Bislmi jep detaje për listën e kandidatëve

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 18:31
 Vetëvendosje aplikon për certifikim, Besnik Bislmi jep detaje për listën e kandidatëve

Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar para pak minutash për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se kanë përgatitur një listë të mirë e që do të përbëhet nga një numër i madh i grave.

“Sapo e dorëzuam listën e kandidatëve të Vetëvendosje. Besoj fuqishëm që kemi arritur të përgatisim një listë që do t’i përgjigjet mbështetjes.

Një listë që përbëhet nga kandidatë nga çdo fushë” , ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se do ta publikojnë atë shumë shpejtë, duke treguar se në dhjetëshen e parë janë pesë gra dhe pesë burra.

“Listën do ta bëjmë shumë shpejtë. Dhjetëshja e parë janë pesë gra dhe pesë burra”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)