Borë dhe temperatura në minus, ky është moti për sot

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 08:39
Borë dhe temperatura në minus, ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me reshje të dobëta bore.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)