Reagon kandidatja e VV’së, Bernarda Rodonciq: Jam 100% shqiptare

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 12:37
Reagon kandidatja e VV’së, Bernarda Rodonciq: Jam 100% shqiptare

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa një nga emrat që është folur për të, ka qenë Bernarda Radonciq.

Ajo ka dhënë një biografi të shkurtër për prejardhjen e saj, teksa thotë se është e lindur në Danimarkë, por ka prejardhje shqiptare.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur bashkëkombas, ju miq dhe ju mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur mërgimtarë gjithandej nëpër botë!

Unë Bernarda Begu Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepqa, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!

Rrugëtimi im në politikë, dhe delegimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falendërohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!

Unë ju falendëroj secilin veq e veq, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësu me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë europiane.

E juaja,

Bernarda!


(Kosova Sot Online)