A do të tërhiqen nga lista e LDK’së? Flasin nga AKR’ja

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 17:38
A do të tërhiqen nga lista e LDK’së? Flasin nga AKR’ja

AKR’ja e Behgjet Pacollit i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme të 14 shkurtit, në një listë të përbashkët.

Pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë, informata të shumta ishin që renditja e kandidatëve për deputetë në listën e LDK-së, kishte shfaqur pakënaqësi te partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.

Por, në një prononcim kandidati për deputet nga kjo parti, Jetlir Zyberaj, ka treguar që nuk ka pakënaqësi dhe që do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“S’ka pakënaqësi”, ka thënë shkurt Zyberaj të dielën,

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është vendosur i pesti në listën e LDK’së për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërkaq kandidatët tjerë nga kjo parti janë të listuar më poshtë.

Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, në të cilën janë 5 anëtarë të AKR’së.

Përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila në listën e saj ka përfshirë anëtarë të AKR’së, edhe partitë tjera kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka futur në listën e saj Iniciativën e Vjosa Osmanit si dhe kandidatë nga Iniciativa e Mimoza Kusari-Lilës.

Partia Demokratike e Kosovës ka përfshirë në listën e saj anëtarë të Lëvizjes për Drejtësi.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka në listën e saj edhe anëtarë të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

(Kosova Sot Online)