5 mijë e 172 raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 08:31
5 mijë e 172 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 55 mijë e 851 raste nga 208 mijë e 583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.

Ndryshe, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me rastin e fillimit të mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, ka ftuar prindërit, nxënësit dhe personelin arsimor që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat antiCOVID-19, duke vazhduar ta ruajnë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë.

(Kosova Sot Online)