Gjermania vaksinon mbi 1 milionë persona kundër koronavirusit

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 11:03
Gjermania vaksinon mbi 1 milionë persona kundër koronavirusit

Mbi 1 milionë persona raportohet të jenë vaksinuar kundër COVID-19 në Gjermani.

Gjermania thuhet të ketë vaksinuar 1 milionë e 48 mijë e 160 persona kundër COVID-19, sipas agjencisë së kontrollit të sëmundjeve të vendit, Instituti Robert Koch, raporton Cnn.

Deri më tani, 2 milionë e 40 mijë e 659 persona janë konfirmuara pozitiv me COVID-19 në Gjermani

Edhe 214 viktima të tjera u regjistruan të dielën, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 46 mijë e 633.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.

Deri tani në këtë shtet janë testuar për COVID-19, 36 milionë e 353 mijë e 196 persona.

(Kosova Sot Online)