Reagimet e SHBA-së dhe BE-së për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Ata janë të lumtur

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 12:01
Reagimet e SHBA-së dhe BE-së për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Ata janë të lumtur

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të hënën se vendet perëndimore që kanë shprehur zemërim për arrestimin e opozitarit Alexei Navalny, duan thjesht ta heqin vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme.

“E kuptoj sesi të gjithë kanë bërë komente, që janë të gjitha njëlloj. Ata janë të lumtur, pasi politikanët perëndimorë mendojnë se do të jenë në gjendje të heqin vëmendjen nga kriza më e thellë që ka përfshirë liberalizmin”, tha Lavrov në një konferencë për media.

Kryediplomati rus tha se perëndimorët duhet të përpiqen t’i zgjidhin problemet e tyre e jo të merren me problemet e të tjerëve.

Policia ruse arrestoi Navalnyn të dielën në Moskë, sapo ai mbërriti me avion nga Gjermania, ku qëndroi për 5 muaj pasi u helmua verën e kaluar.

(Kosova Sot Online)