Endrit Thaçi krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 13:10
Endrit Thaçi krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar sërish fotografi të babait të tij.

I biri ka publikuar fotografi të ish-presidentit gjatë një vizite në Parlamentin e Kanadasë.

Bashkë me fotografitë Endriti thotë se ndihet krenar me babain.

“Burrështetas si ti babi, shumë rrallë lindin. Jemi krenar me ty!”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës aktualisht po gjykohet në Hagë.

(Kosova Sot Online)