Kërcënoi shqiptarët me djegie, kjo i ndodhi sot ekstremistes serbe

  • G.G /
  • 18 January 2021 - 13:23
Kërcënoi shqiptarët me djegie, kjo i ndodhi sot ekstremistes serbe

Natalija Nileviç, 26 vjeçarja nga Podgorica është arrestuar nga Policia e Mali të Zi pasi ka kërcënuar shqiptarët dhe malazezët përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Prokuroria e Lartë e kualifikoi veprimin si “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare”.

Në video, vajza që nga mediat në Mal të Zi cilësohet si “fashistja serbe”, dëgjohet duke thënë “Milogorci, Shiptari (term ofendues) unë do t’ju vë flakën të gjithëve. Do të ju presim kokat, nuk do të ketë asnjë kokë”- dëgjohet në regjistrimin e videos.

(Kosova Sot Online)