25-vjeçari përfshihet nga orteku i borës, incizon gjithçka dhe mbijeton

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 14:03
25-vjeçari përfshihet nga orteku i borës, incizon gjithçka dhe mbijeton

Një i ri që sapo ishte bërë gati për “snowboard”, e pa veten të përfshirë nga orteku, në Kolorado. Maurice Kervin fatmirësisht mbijetoi dhe regjistroi të gjithë incidentin që desh i mori jetën.

“Ishte shumë i madh dhe jam mirënjohës për faktin që sot jam ende gjallë. Mund të isha varrosur aty ose të merrja plagë të rënda. Ishte një ortek i madh dhe intensiv”, tha 25-vjeçari.

Orteqet janë të paparashikueshme e të rrezikshme dhe jo të gjitha historitë përfundojnë mirë, si në rastin e Kervin. Në SHBA, në 10 vitet e fundit, ka pasur një mesatare prej 27 viktimash çdo dimër nga orteqet.

(Kosova Sot Online)