Ana Bërnabiq: Nga nesër fillon vaksinimi masiv i popullatës në Serbi

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 14:13
Ana Bërnabiq: Nga nesër fillon vaksinimi masiv i popullatës në Serbi

Vaksinimi për grupin tjetër me prioritet, i cili përfshin edukatorë, anëtarë të Ministrisë së Brendshme, ushtrisë serbe dhe përfaqësuesve të mediave në Serbi, do të fillojë nesër.

“Përfaqësuesit e medias, posaçërisht punonjësit e medias që janë vazhdimisht në terren, përfshihen në grupin prioritar, me thirrjen e shoqatave të medias, por edhe me kërkesë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Nga nesër, vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë”, tha Bërnabiq dhe u bëri apel të gjithëve që të aplikojnë në sa më shumë numra të jetë e mundur, transmeton Gazeta Express.

Siç deklaroi ajo, sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të bëhet vaksinimi, aq më i shpejtë do të jetë kthimi në normalitet.

Ajo shprehu pritjen që gjatë vitit 2021, për sa i përket shëndetit, Serbia të jetë në gjendje të kthehet në atë që ka jetuar para pandemisë së koronavirusit.

Ajo u dërgoi një kërkesë të veçantë arsimtarëve që të aplikojnë për vaksinim në sa më shumë numra të jetë e mundur, dhe deklaroi se kjo është mënyra e vetme për t’ua mundësuar atyre që ta bëjnë punën e tyre sa më mirë, duke mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

(Kosova Sot Online)