22-vjeçarja që hyri në Kongres dyshohet se e vodhi laptopin e Nancy Pelosit për t’ia shitur Rusisë

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 14:26
22-vjeçarja që hyri në Kongres dyshohet se e vodhi laptopin e Nancy Pelosit për t’ia shitur Rusisë

FBI po heton një raport që një grua mund ta ketë vjedhur një kompjuter portativ nga zyra e Nancy Pelosit gjatë ndërhyrjes së dhunshme në ndërtesën e Kongresit, në mënyrë që ta shiste atë në Rusi.

Akuzat penale janë ngritur, raporton CNN. Thuhet se ajo që mund ta ketë bërë këtë është 22-vjeçarja Riley June Williams nga Pensilvania, e cila akuzohet për hyrjen në ndërtesë gjatë rrethimit të Kongresit dhe vjedhjen e laptopit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Dëshmitari i pretenduar u tha hetuesve se miqtë e Williams lëshuan një video që e shfaq atë duke e vjedhur pajisjen dhe i thanë atij se ajo kishte për qëllim t’ia dërgonte pajisjen kompjuterike një miku në Rusi, i cili më pas planifikoi t’ia shiste atë shërbimit të inteligjencës së huaj ruse.

Sidoqoftë, sipas dëshmitarit, plani dështoi për arsye të panjohura, dhe Williams ose ende e zotëron pajisjen ose e ka shkatërruar atë që atëherë.

Siç është thënë, e gjithë çështja është ende nën hetim, dhe Williams nuk është arrestuar ende.

(Kosova Sot Online)