Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut, Patrick Heck

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 15:15
Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut, Patrick Heck

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve  në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Osmani ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Ata thanë se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.  

(Kosova Sot Online)