Edhe 163 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 18 January 2021 - 15:18
Edhe 163 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe një person ka vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, janë raportuar edhe 267  raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 163 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275

(Kosova Sot Online)