Lexoni edhe:
Daka: Kritikat për procesin e verifikimit të votuesve nga jashtë, i shoh si dashakeqe
Forca të shtuara të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, teksa Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për inaugurimin e Joe Bidenit si president i SHBA-së.
Biden do të inaugurohet më 20 janar dhe kjo ceremoni nuk do t’i ngjasojë të mëparshmëve, për faktin e pandemisë, por edhe rrezikut për protesta nga mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump.Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën të shtunën në kryeqytetin amerikan, në përgjigje të thirrjes së zyrtarëve të mbrojtjes për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri.
Daka: Kritikat për procesin e verifikimit të votuesve nga jashtë, i shoh si dashakeqeLexoni edhe:
Udhëheqësit ushtarakë të vendit bënë thirrje të përsëritura duke filluar nga e enjtja e pastaj të premten për ndihmë nga shtetet individuale me trupa të gardës, ndërkohë që ka informacion nga agjencitë e rendit se ka plane për protesta të dhunshme.
(Kosova Sot Online)