
Lexoni edhe:
Snajperët rusë stërviten në -35 gradë
Washingtoni është ‘mbipopulluar’ me forca të shtuara të Gardës Kombëtare, ndërsa po bëhet gati inaugurimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.
Ceremonia e planifikuar të mbahet më 20 janar nuk do t’u ngjajë ceremonive të mëparshme pasi pos pandemisë, një rrezik tjetër më i madh mund ta cenojë këtë, pasi në ditët e fundit ka pasur paralajmërim për protesta nga mbështetësit e Donald Trump, që i humbi zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar.
Snajperët rusë stërviten në -35 gradë
Lexoni edhe:
Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën të shtunën në kryeqytetin amerikan, në përgjigje të thirrjes së zyrtarëve të mbrojtjes për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri.
Udhëheqësit ushtarakë të vendit bënë thirrje të përsëritura duke filluar nga e enjtja e pastaj të premten për ndihmë nga shtetet individuale me trupa të gardës, ndërkohë që ka informacion nga agjencitë e rendit se ka plane për protesta të dhunshme.
(Kosova Sot Online)