Numri i kandidatëve për deputetë në LVV, PDK, Nisma, LDK, AAK që kanë probleme me ligjin

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 16:52
Numri i kandidatëve për deputetë në LVV, PDK, Nisma, LDK, AAK që kanë probleme me ligjin

Në mesin e kandidatëve për deputetë ka edhe persona të dënuar dhe me aktakuza të ngritura, nga pothuajse të gjitha subjektet politike.

Bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive dhe 2 të dënuar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 kandidatë me aktakuza aktive.

Partia Demokratike e Kosovës, 4 kandidatë me aktakuza aktive dhe 1 i dënuar.

Nisma Socialdemokrate, 1 me aktakuzë aktive dhe 2 të dënuar.

Lista Serbe, 1 me aktakuzë aktive dhe 1 i dënuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 me aktakuzë aktive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot verifikimin e kandidatëve të cilët kanë garuar në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)