Zyrtari i PDK’së: Qalajn e detyruan t’i bashkohet PDK-së

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 17:37
Zyrtari i PDK’së: Qalajn e detyruan t’i bashkohet PDK-së

Pas shkarkimit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, ka thënë se Qalaj është detyruar që të shkoj në PDK.

Ai ka thënë se Qalaj ka pasur mundësinë që të kontribuojë për Policinë e Kosovës, por që nuk e kanë lënë ta bëjë një gjë të tillë.

“Qalaj ka qenë një ndër drejtuesit më të madh të drejtësisë. Atë e detyruan tjerët të vie në PDK, ja ndalën rrugën për drejtimin e policisë. Ai pati mundësinë të kontribuojë për Kosovën dhe u bë pjesë e PDK-së”, tha ai.

Ndërsa, derisa foli për zgjedhjet e 14 shkurtit, Gjoshi tha se lista e PDK-së për këto zgjedhje është më e mira.

(Kosova Sot Online)