15 vjeçari anëtarësohet në LDK, e pret Isa Mustafa

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 17:47
15 vjeçari anëtarësohet në LDK, e pret Isa Mustafa

Në një njoftim të LDK’së thuhet se sot, kryetari i partisë, Isa Mustafa, ka pritur, 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku.

Kryetari Mustafa, sipas njoftimit, i uroi mirëseardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermania për t’u anëtarësuar në LDK.

“Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së.

Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel, thotë njoftimi i LDK’së në Facebokk.

“Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapsirën dhe qeverisjen më të mire”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

(Kosova Sot Online)